Ilustrim

Fushë Kosovë, gruaja arrestohet se rrahu burrin

Një grua në Fushë Kosovë është arrestuar nga policia në dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj burrit të saj.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarës është bërë mbrëmë pas mesnate, pasi që e njëjta nën ndikimin e alkoolit ka rrahur burrin e saj.

Sipas njoftimit të policisë, e njëjta me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.