Fushë Kosovë, godet me veturë tavolinën ku po ulej vëllai i tij

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi ka kanosur vëllanë e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur verbalisht vëllanë e tij, si dhe më pas me veturën  e tij në lëvizje i kishte goditur tavolinën me karrige në të cilin kishte qenë ulur vëllai i tij me bashkëshorten.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:40.