Ilustrim

Fushë-Kosovë, e zë hajnin në oborr në gjysmë të natës

Policia ka njoftuar për arrestimin e një personi, të cilin një qytetar e kishte zënë në oborrin e shtëpisë së tij duke vjedhur.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 1:45 në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë-Kosovë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti, i cili po trajtohet si vjedhje,  vazhdon të hetohet.