Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Fushë Kosovë, e rrah gruan, ajo dorëzoi drogën që besohet se është e burrit

Droga ishte arsyja e dhunës ndaj një gruaje në Fushë Kosovë nga burri i saj.

Policia ka raportuar se dje rreth orës 14:00 ka arrestuar një person të dyshuar i cili pas një mosmarrveshje ka sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij.
Si pasoj e sulmit viktimat e këtij kanë pranuar tretman mjekësor.

I gjithë rasti sipas policisë ka ndodhur pasi që viktima e këtij rasti kishte dorëzuar në polici 13 qese të vogla me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë të cilat dyshohet se i përkasin të dyshuarit.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.