Fushë-Kosovë, e mitura shtatzënë, dërgohet për të lindur

Një vajzë e moshës së mitur nga Fushë-Kosova është dërguar në repartin për të lindur.

Rasti është raportuar dje rreth orës 16:30.

Sipas Policisë, është raportuar se viktima nuk ka pranuar të intervistohet nën arsyetimin e gjendjes shëndetësore.

I dyshuari nuk është hasur nga Policia.

Në lidhje me rastin është njoftuar punëtori i PS-së si dhe është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare.