Fushë-Kosovë, e mitura ngacmohet seksualisht

Një vajzë e mitur nga Fushë-Kosova ka raportuar në Polici se është ngacmuar seksualisht nga një person në rrjetin social Instagram.

Denoncimin ajo e ka bërë në prani të babait të saj.

Sipas Policisë, personi i dyshuar deri më tani është i panjohur.

Ndërsa, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe vazhdon të hetohet.

Rasti është raportuar dje e ka ndodhur më 13 mars.