Fushë Kosovë, dyshohet se u deponuan rreth 1 mijë euro të falsifikuara në bankë
18.3.2023 - 13:20
Një punëtor i një banke në Fushë Kosovë ka raportuar se nga persona të panjohur janë deponuar para që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Sipas Policisë, i njëjti ka raportuar se janë deponuar 11 kartëmonedha në vlerë 50 euro (550 euro), 163 monedha në vlerë 2 euro (326 euro) dhe 77 monedha në vlerë 1 euro (77 euro). Në total 953 euro që dyshohet që janë të falsifikuara.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur nga data 17 tetor 2022 deri më 13 mars 2023.
“Të gjitha kartëmonedhat dhe monedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore”- thuhet në raportin e Policisë.
Policia ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore.