Policia. Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Fushë Kosovë, dyshohet për vetëvrasje të një personi

Një person në Fushë Kosovë, dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Këtë lajm e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një telefon.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në rrethana të panjohura dyshohet me armë ta ketë qëlluar vetën. I njëjti pasi është dërguar nga familjarët dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një telefon. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. RTK