Ilustrim: Kuletë (Arkivë) - Foto: KALLXO.com

Fushë Kosovë, dy të mitur dyshohet se ia vodhën kuletën një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, një grua është ankuar se dy të mitur ia kanë vjedhur kuletën në të cilën kishte 40 euro.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë, rreth orës 12:35.

Sipas raportit të Policisë, ankuesja thuhet se ka treguar se dy personat janë larguar në drejtim të panjohur.

Tutje është njoftuar se nuk është raportuar për të lënduar dhe se rasti është duke u hetuar.

Vjedhja dënohet në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Neni 313 i këtij kodi thotë se kushdo që personit tjetër ia merr pasurinë e cila vlerësohet në shumën prej 50 euro apo më shumë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet.