Fushë-Kosovë, dy persona u prezantuan si policë dhe ndaluan një qytetar

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi të njëjtit kishin ndaluar një qytetar dhe ishin prezentuar si policë, duke i kërkuar edhe dokumente personale.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës dy të mëngjesit në Fushë-Kosovë.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.