Fushë-Kosovë, djali kanos babanë

Një qytetar nga Fushë-Kosova ka raportuar në Polici se është kanosur nga i biri i tij.

Rasti është raportuar në Polici dje rreth orës 16:00.

Sipas ankuesit, pas një mosmarrëveshjeje ai është kanosur nga i biri i tij i cili është përdorues i narkotikëve.

Policia thotë se i dyshuari është në arrati.