
Foto: Ilustrim
Fushë Kosovë, djali arrestohet pasi rrahu nënën
24.2.2020 - 11:55
Një rast i dhunës në familje është raportuar në qytetin e Fushë Kosovës.
Lidhur me këtë, Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimin e ai e ka rrahur nënën e tij.
Rasti ka ndodhur një ditë më parë, rreth orës 11:00.
“Është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore”, thuhet në raporton policor.
Sipas PK-së, pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.