
Fushë Kosovë dhe Suharekë - Policia po i heton dy raste te vdekjeve
21.1.2025 - 10:14
Policia e Kosovës është duke i hetuar dy raste të vdekjeve, të cilat kanë ndodhur në 24 orët e fundit.
Në Fushë Kosovë, viktima një shtetas i Kosovës u gjet pa shenja jete në banesën e tij.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” – njoftoi Policia.
Vdekja tjetër, e cila ka ndodhur në Suharekë, është duke u hetuar nga Policia.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitet relevante, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” – bëri të ditur Policia në Raportin 24-orësh.