Fushë-Kosova - Foto: KALLXO.com

Fushë-Kosovë, bashkë me vëllanë e rrahin ish-bashkëshortin

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të dyshuar për dhunë në familje që ka ndodhur  të premten rreth orës 23:00.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari bashkë me vëllanë e tij e kanë sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar  lëndime trupore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.