Ilustrim

Fushë Kosovë, banori lëndohet pasi hyn në ashensorin pa kabinë

Një burrë në Fushë Kosovë ka kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve që kishte marrë nga ashensori i cili kishte qenë me defekt.

Sipas raportit të Policisë, viktimës i është hapur dera e ashensorit, mirëpo kabina nuk ka ardhur dhe ai ka rënë në katin përdhesë.

Pas lëndimeve, viktima ka marr trajtim mjekësor në QKUK dhe është liruar.

Tutje në raport thuhet se në Polici janë shoqëruar dy persona (investitori dhe mirëmbajtësi i objektit) si dhe një shtetas i huaj nga kompania e ashensorëve.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.