Fushë-Kosovë, babai raporton zhdukjen e djalit

Një qytetar nga Fushë-Kosova ka raportuar në Polici për zhdukjen e djalit të tij.

Sipas ankuesit, djali i tij kishte dalë nga shtëpia të premten në ora 11:00 dhe nuk ishte kthyer më.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet.