Foto: Ilustrim

Fushë Kosovë, arrestohet se mashtroi qytetarin për vizë

Një burrë është arrestuar dje në Fushë Kosovë nën dyshimet për mashtrim.

Policia njoftoi se kanë pranuar një raportim se i dyshuari e ka mashtruar një burë tjetër për rregullimin e dokumenteve për vizë.

Sipas policisë, rasti është raportuar nga vetë viktima.

Tutje policia sqaron se për rastin është njoftuar prokurori kujdestar.