Foto: Ilustrim

Fushë Kosovë, arrestohet poseduesi i 15 thikave dhe 21 fishekëve

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për posedim të narkotikëve dhe asmëmbajtje pa leje në Fushë Kosovë.

I njëjti është arrestuar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në peshë 0.30 gram.

Ndërsa në banesën e tij i janë gjetur dhe janë sekuestruar dy pistoleta, 21 copë fishekë dhe 15 thika.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.