Ilustrim

Fushë Kosovë: Arrestohet pasi shiti makiato

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar nga ana e policisë pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë në lidhje me koronavirusin.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar pasi që ka hapur kafiterinë e tij dhe është zënë duke shërbyer klientët me kafe, duke mos respektuar vendimin e qeverisë.

Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është inicuar lënda e rastit, dhe është liruar në procedurë të rregullt.