Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Fushë-Kosovë, arrestohet pasi në veturë i gjendet armë

I dyshuari S.N. është arrestuar dhe i është sekuestruar arma me municion në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës.

Sipas Policisë, rreth orës 19:00 të dyshuarit i është kontrolluar vetura dhe i është gjetur dhe sekuestruar një revole e e tipit TT,-M57 me kalibër 7.62mm, tetë copë fishekë , kalibër 7.62mm dhe një karikator.

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se ndaj të dyshuarit është është iniciuar rasti për  mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pautorizuar tw armës.

Në  konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

Revole TT,,-M57 me kalibër 7.62mm, tetë copë fishekë; Fotografi: Drejtoria e Policisë-Prishtinë