
Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com
Fushë-Kosovë, arrestohet pasi kanosi policët
29.11.2020 - 13:57
Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë nën dyshimin se ka kanosur zyrtarët policorë të cilët ishin në krye të detyrës zyrtare.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:30.
I dyshuari është dëguar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po trajtohet si kanosje.