Fushë Kosovë, arrestohet një person për keqpërdorim të besimit

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Fushë Kosovë, ndaj të cilit janë ngritur dyshimet se ka keqpërdorur besimin ndaj një kompanie.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ka arritur të përvetësoj një shumë parash, përderisa rasti është denoncuar dje.

Policia nga i dyshuari V. R., 32 vjeçi kanë gjetur dhe më pas i janë sekuestruar një shumë e parave.

Derisa po vazhdon puna e hetuesve rreth rastit, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit,  është dërguar në qendrën e mbajtjes.