Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Fushë Kosovë, arrestohet një person për kanosje dhe sulm ndaj Policisë

 

Policia e Kosovës (P.K.) ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili duke mos zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë, i ka kanosur ata.

Rasti ka ndodhur dje në Fushë Kosovë gjatë orëve të hershme të mëngjesit, ku sipas Policisë i dyshuari ishte ulur në shiritin qarkullues të rrugës.

Policia njofton se gjatë arrestimit të të dyshuarit një zyrtar policorë ka pësuar lëndime trupore, i cili më pas ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.