Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Fushë Kosovë, arrestohet një person pasi tentoi ta largojë gruan e tij nga shtëpia

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që pas një mosmarrëveshje e kishte tërhequr nga duart dhe i kishtë kërkuar të dalë nga shtëpia, gruas së tij.

Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Fushë Kosovë rreth orës 02:00 të mëngjesit.