Ilustrim Foto: KALLXO.com

Fushë Kosovë, arrestohet një person pasi rrahu gruan e tij

Një person është arrestuar dje në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit ka shkuar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 07:30 në Fushë Kosovë.