Ilustrim Foto: KALLXO.com

Fushë Kosovë, arrestohet i mituri që dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë të mitur

Fushë Kosovë, arrestohet i mituri që sulmoi seksualisht një vajzë të mitur

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një të mitur në Fushë Kosovë nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 24 orësh” – thuhet në raportin policor.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të hënën rreth orës 12:30.