Ilustrim

Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari për shpërndarje të videove me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve

Policia dje ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Sipas Policisë, tek i dyshuari janë gjetur në posedim disa fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve.

“Pastaj këto materiale i dyshuari i ka shpërndarë te personat e tjerë përmes rrjeteve sociale”-thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në Fushë Kosovë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet tutje në njoftim.