Foto: KALLXO.com Ilustrim

Fushë Kosovë, arrestohet hajni i kabllove

Policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet se të hënën kishte vjedhur kabllo të rrymës. Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, rasti kishte ndodhur në ora 02:00 pas mesnate.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.