Foto: Ilustrim

Fushë-Kosovë, arrestohen tre persona për rrëmbim në tentativë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë kryer veprën – rrëmbim në tentativë.

“Sot nga zyrtarët policor të Fushë Kosovës, janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën rrëmbim në tentative”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Personave të dyshuar u janë gjetur dhe sekuestruar dy thika, mulli për bluarjen e narkotikëve e pranga.

Tutje bëhet e ditur se hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.