Fushë Kosovë - Arrestohen tre persona, pasi dyshohen se shitën produkte me çmime joreale në një biznes

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë.

Të njëjtit dyshohet se keqpërdorën pozitën e tyre, duke shitur produkte me çmime joreale.

Sipas forcave të rendit, rasti po trajtohet si: “keqpërdorim i besimit”.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se tre të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë keqpërdorur pozitën e tyre si arkëtarë në lokalin e tij, duke shitur produkte me çmime që nuk ishin reale.” – thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, janë dërguar në mbajtje.