Fushe Kosove

Fushë Kosovë, arrestohen shtetasit e Shqipërisë për sulm ndaj policëve

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar, një burrë dhe dy gra, që të tre shtetas të Shqipërisë, pasi dyshohet kanë sulmuar dy zyrtarë policorë.

Sipas njoftimit, policët janë sulmuar derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare – zbatim të vendimit të Qeverisë së Kosovës-së lidhur me pandeminë.

Si pasojë, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Po ashtu tretman mjekësor i është ofruar edhe të dyshuarve.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:45.