Foto: Ilustrim

Fushë Kosovë, arrestohen pesë të dyshuar për mbi 1 kg marihuanë

Policia mbrëmë ka arrestuar pesë të dyshuar në Fushë Kosovë pasi iu gjetën dy paketime marihuanë

Sipas policisë, njërit të dyshuar gjatë kontrollit në veturë iu kishin gjetur e pastaj konfiksuar 1 kilogram e 513.9 gram marihuanë. Ndërsa, në trupin e të dyshuarit tjetër është gjetur një qese me 4.7 gram marihuanë dhe tjetrit i është gjeur një qese me 7.7 gram posedim të kësaj substance barkotike.

Gjatë bastisjes së shtëpisë nga Policia, njërit të dyshuar i është gjetur një qese me marihuanë me peshë 431.5 gram dhe një peshore digjitale.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit  janë dërguar në mbajtje për veprën blerje, posedim, shitje dhe shpërndarje të pautorizuar të substancave narkotike.