Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Fushë Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për prostitucion

Janë arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua, në Fushë Kosovë të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar për ta mundësuar apo detyruar ushtrimin e prostitucionit.

Policia e Kosovës njofton se të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorit.