Ilustrim

Fushë-Kosova, Obiliqi, Drenasi dhe lagje të Prishtinës me reduktime të ujit nga sonte

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si shkak i reshjeve ka ngritje të turbullirës në kanalin e Ibrit, ku impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike për trajtim maksimal dhe si pasojë disa vende do përballen me reduktime uji.

“Ju njoftojmë se si shkak i reshjeve atmosferike, kemi ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit. Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë maksimalisht ujin për pije”- thuhet në njoftim.

Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të ketë redukime të ujit duke filluar sonte nga ora 19:00 dhe do zgjasë deri nesër në 05:00.

Derisa, çrregullime me furnizimin do të kenë konsumatorët e Drenasit.

Sipas ujësjellësit ‘Prishtina’, situatë e tillë vazhdon deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal.

Zonat ku mund të ketë vërshime sipas IHMK-së