
Fushë Kosova nga nesër hap kopshtet private
03.8.2020 - 15:31
Komuna e Fushë Kosovës, ka njoftuar se nga nesër kopshtet private mund të fillojnë punën e tyre duke i respektuar masat e qeverisë për COVID-19.
“Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, njofton se kopshtet private mund të fillojnë punën e tyre nga dita e nesërme, datë 04.04.2020 duke i respektuar të gjitha udhëzimet dhe masat e parapara nga niveli qendror sa i përket pandemisë COVID-19,” thuhet në njoftimin e Komunës.
Qeveria në vendimet e fundit ka zhvendosur rihapjen e kopshteve në kompetencë të komunave ku edhe bëhet vlerësimi i situatës.