Logo e NP KRU" Prishtina"

Fushë Kosova, Drenasi dhe lagja "Kalabria" me furnizim jo të rregullt me ujë në ditën e fundit të vitit 2020

Kompania Rajonale e Ujit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët se në Fushë Kosovë, Drenas dhe në lagjen “Kalabria” në Prishtinë ka çrregullim të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e këtij çrregullimi është turbullira e ujit që është shkaktuar në kanalin e Ibrit për shkak të reshjeve të shiut në ditët e fundit dhe pamundësisë që të trajtohet uji.

“Fillimisht kërkojmë ndjesë, duke iu njoftuar që në zonat tuaja të cekura më lartë ka çrregullim të furnizimit me ujë të pijshëm. Jemi duke e bërë të pamundurën që të rregullohet sa më shpejtë edhe pse kjo është çështje e natyrës dhe që nuk është shkaktar faktori njeri”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtinës”.