Logo e NP KRU" Prishtina"

Fushë Kosova dhe lagjja ‘Kalabria’ në Prishtinë do të mbesin pa ujë deri në mëngjes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të një prishje më rezervuarin e Shkabajve janë detyruar që ta ndërprejë ujin për konsumatorët e Fushë Kosovës dhe lagjes “Kalabria” në Prishtinë.

“Të nderuar konsumatorë të Fushë Kosovës dhe lagjes ” Kalabria” në Prishtinë, për shkak të disa problemeve teknike që janë shfaqë në rezervuarin e Shkabajve, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm tash në orën 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtinës.

Fushw Kosova dhe lagjja “Kalabria” janë duke pasur reduktime çdo ditë nga 00:00 deri në 5 në mëngjes, mirëpo sot do të iu ndërprehet 2 orë më herët.

“Realisht reduktimet e planifikuara janë nga ora 00:00 deri në 05:00 çdo ditë, por sonte do e ndërprejmë 2 orë më herët”, thuhet tutje në komunikatë.