Uji

Fushë Kosova bëhet me ujë

Komuna e Fushë Kosovës do të furnizohet për herë të parë me ujë nga fabrika e Ujit në Shkabaj. Sot, pritet të bëhet testimi i rrjetit të instaluar së fundmi.

KRU Prishtina ka njoftuar qytetarët që në fillim uji do të jetë i turbullt.

“Ju njoftojmë se, përgjatë testimit me furnizim me ujë një pjesë për disa sekonda do të ketë ujë të turbullt si rezultat i rrjedhjes së ujit në kahjen e kundërt, por pas pak gjithçka do të kthehet në normalitet”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtinës.

Kjo kompani ka kërkuar nga qytetarët që të njoftojnë për çdo rrjedhje të ujit që shohin përgjatë linjës së vendosur.