Fushata për mbrojtën e natyrës me moton ‘Vrapo në Sharr’

 

Duke pasur parasysh që trashëgimia natyrore është shumë e begatshme por që edhe në të njëjtën kohë kanoset nga faktori njeri me datën 19 gusht do të bëhet nisja e fushatës ‘’Run for Sharr’’(Vrapo në Sharr), e cila do të zgjat 4 ditë.

Kjo fushatë është implementuar nga Fondacioni Utalaya, fondacion i themeluar nga alpinistja dhe vrapuesja malore Uta Ibrahimi, si dhe mbështetet nga WWF Adria (Organizata për Mbrojtjen e Natyrës).

Qëllimi i kësaj fushate ka për qëllim  krijimin e një video vedisuse  për mbrojtën e natyrës respektivisht në fokus ka Parkun Kombëtar Sharri.

Kjo fushatë do të zhvillohet nëpër Malet e Sharrit ku ekipi i Utalaya bashkë me kamermanë, do të inçizojnë pamjet që shfaqin bukuritë natyrore.

Tuba Safçiu Menaxhere e Projekteve në Fondacionin Utalaya ka thënë se është kënaqësi për ne si fondacion që kësaj radhe të punojmë me një projekt kaq të rëndësishëm.

‘’Është kënaqësi për ne si fondacion që kësaj radhe të punojmë me një projekt kaq të rëndësishëm, si dhe njërën ndër organizatat më aktive në mbrojtën e natyrës të shtrirë anë e mbanë botës. Do të bëjmë çmos që kjo fushatë të bëjë bujën e duhur si dhe të mbledhim të gjithë vendimmarrësit si dhe personat lokal, për bashkimin e forcave në lidhje me ngritjen e vetëdijes dhe kapaciteteve për mbrojtjen e pasurisë tonë më të madhe Parku Kombëtar Sharri’’, është shprehur Safçiu.

‘’Me datën 22 gusht  nga ora 09:30, është organizuar një ecje e lehtë malore nga Brodi deri tek Liqeni i Shutmanit për të gjithë ata të cilët nuk mund ti bashkohen vrapit por dëshirojnë që të na mbështesin ne kauzën  tonë’’, thuhet po ashtu në komunikatë.

Lokacionet ku do të mbahen aktivitetet janë: Luboten, Përvallë, Lubinjë, Struzhë, dhe aktivitetet e ditës përmbyllëse do të mbahen në Bord.

Video nga Kampanja do të lansohet në muajin Tetor.

Për t`u informuar më ne detaje, aktivitete e fondacionit mund ti përcjellin edhe në rrjetet sociale në faqet Utalaya  si dhe në @runforsharr.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.