Fushata kundër dhunës në baza gjinore, Ministria e Drejtësisë mbanë diskutime edhe për ndikimin e rrjeteve sociale
Në kuadër të’ 16 ditëve të aktivizmit për dhunë në baza gjinore’, Ministria e Drejtësisë ka mbajtur një sërë aktivitetesh më 03.12.2024.
Dita e ministres së Drejtësisë nisi në TechPark në Bërnicë ku u disktuau për ndikimin e rrjeteve sociale tek të rinjtë.
Aty në prani të nxënësve e pjesëmarrësve tjerë u disktua për përdorimin e rrjeteve sociale për të ushtruar dhunë ndaj viktimave.
Një aktivitet tjetër është edhe shpërndarja e mesazheve në lokale në disa qytete të Kosovës.
Ministria e Drejtësisë shpërndau më shumë se 1 mijë letra me mesazhe për të parandaluar dhunën.
Po ashtu gjatë ditës së sotme ministrja Haxhiu organizoi një aktivitet tjetër i cili u mbajt në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Fillimisht pati një panel diskutimi ndërsa pas kësaj u bë shfaqja e dokumentarit “The Social Dilemma”.
Para shfaqjes së dokumentarit Haxhiu tha se kanë menduar që është e rëndësishme për t`u shfaqur ky dokumentar, pasi ky dokumentar e eksploron ndikimin e rrjeteve sociale në shoqëri e po ashtu edhe tek individët.