Mbledhja e KQZ-se

Fushata elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit fillon nga sot

Sot në Kosovë fillon zyrtarisht fushata parazgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit. Fushata zgjedhore zgjatë dhjetëditëshe, zgjatë deri më 4 tetor, derisa zgjedhjet parlamentare mbahen më 6 tetor.

Poashtu sot do të mbahet takim pune lidhur me programin orientues të sigurisë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 6 tetor 2019.

Në këtë takim marrin pjesë edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Poashtu nga sonte në #Debatpernime me autoren e emisionit Jeta në Kosovë, Jeta Xhara do keni mundësi t`i ndiqni debatet direkt në transmetim në Televizionin 21 duke filluar nga ora 20:30 dhe live në KALLXO.com.

Në #Dabatpernime do të sfidohen kandidatët në garë për kryeministër dhe ofertat e tyre, poashtu do sfidohen edhe kandiatët që synojnë ulësen e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shpalosur rregullat të cilat duhet t`u përmbahen subjektet politike në garë.

PZAP bëri të ditur se gjatë kësaj fushate subjektet politike dhe mbështetësit e tyre mund të organizojnë çfarëdo tubimi ose fjalimi politik, por subjektet politike janë të obliguara të respektojnë kodin e mirësjelljes për subjekte politike.

Kjo kornizë ligjore sipas zyrtarëve të PZAP-së vendos rregullat bazë për të drejtat për fushatë zgjedhore, por edhe çka mund të përdoret si material i fushatës, vendet e lejuara dhe të ndaluara për fushatë, kohën dhe vendin ku do të dërgohet njoftimi për mbajtjen e tubimit politik.

PZAP paralajmëron partitë politike, thërret për respektimin e rregullave gjatë fushatës

Poashtu edhe koalicioni i Organizatave Joqeveritare ‘Demokracia në Veprim’, ka njoftuar dje se ka angazhuar mbi 70 vëzhgues për të monitoruar mbarëvajtjen e fushatës elektorale të partive politike për zgjedhjet e 6 tetorit.

DNV me 72 vëzhgues të angazhuar për fushatën elektorale