Furnizohu më lirë, fito banesë dhe hy në garë për 27 shpërblime për muajin tetor në “Petrol Company”

Kompania më e madhe në vend për shitje me pakicë të derivateve në gjithë Kosovën “Petrol Company”, vetëm për këtë muaj ka vënë në dispozicion më shumë se 27 shpërblime për klientët e saj të cilët furnizohen me derivate me çmimet më të lira në treg.

Përveç shpërblimeve klientët besnik të kompanisë që furnizohen me ‘Vip Card’ gjithashtu do të përfitojnë zbritje në derivate deri në 6,5 % më lirë.

Po ashtu, siç kanë njoftuar më parë në fund të vitit do të ndahet edhe Jackpoti – shpërblimi kryesor “Banesa”, ku pjesëmarrës në garë për të fituar mund të futen të gjithë klientët që furnizohen me ‘Vip Card’ në “Petrol Company”.

https://www.facebook.com/petrolcompanyshpk/videos/890981134884629

“Petrol Company” ka bërë të ditur se gjatë periudhës 31 tetor deri më 3 nëntor do të dhurojë 1 Skuter Elektrik 1200W, 1 telefon Samsung A52,  3 akomodime për dy persona në “Venus Hotel”, 2 shpërblime me nga 50 euro cash, 2 shpërblime me nga 50 litra derivate, 3 shpërblime me nga 30 litra derivate, 5 shpërblime me nga 10 litra derivate si dhe 10 darka për nga dy persona në restorant “Be Happy”.

Përpos shitjes së derivateve me çmimet më të lira në treg, “Petrol Company”, veçohet nga kompanitë tjera të shitjes me pakicë të derivateve edhe për humanitet.

Deri më tash “Petrol Company”, ka ndërtuar 7 shtëpi për familje skamnore në disa komuna të Kosovës, deri sa ka furnizuar me produkte ushqimore mijëra familje në gjithë vendin.