Furnizohet me derivate në dy pika dhe largohet pa paguar

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Kaçanik, pasi që dyshohet se në dy pika të karburanteve në fshatin Nikaj dhe Duraj, është furnizuar me derivate dhe është larguar pa paguar.

Sipas Policisë së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur me 25 mars, ndërsa i dyshuari është arrestuar me 28 mars.