Furnizim me ujë 24 orë për festën e vitit të ri

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të ardhshme do të mundësojë furnizim me ujë pa ndërprerë.

“Ashtu sikurse tërë vitin 2019, edhe sot dhe duke vazhduar edhe më tej, ekipet teknike të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit do të jenë në gjendje gatishmërie që t’u dalin në ndihmë të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit nëse kanë probleme me rrjetin e ujësjellësit në zonat ku jetojnë”, thuhet në komunikatën e kompanisë.

Sipas tyre, natës së sontme, kur edhe pritet ndërrimi i motmoteve, do të jenë rreth 60 punëtorë kujdestarë në tërë zonën operative.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ me të gjitha mundësitë teknike do të mbajë tempon e rregullt të furnizimit me ujë të pijshëm 24h pa ndërprerë.

Gëzuar, shëndet , lumturi e dashuri në mesin tuaj për vitin 2020!”, vijon njoftimi.