Foto: Kallxo.com

“Fuqia” me votë e kandidatëve për kryeministër

Më 14 shkurt Kosova pritet të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në garë janë plotë 21 parti politike me mbi 1 mijë kandidatë për deputetë.

Partitë kryesore në vend kanë caktuar edhe kandidatët për shef qeverie. Kështu, sikur në zgjedhjet e kaluara, Lëvizja Vetëvendosje garon me liderin e saj në këto zgjedhje, Albin Kurti.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike ka nominuar kryeministrin aktual që të udhëheq garën e 14 shkurtit. Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës ia besoi Enver Hoxhajt kandidaturën për kryeministër të vendit. Për herë të parë, partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk ka një kandidat për kryeministër. Ndërsa, listës së Nismës Socialdemokrate i prin Fatmir Limaj.

Por cila është “fuqia” e votave të kandidatëve për shef qeverie?

Në dy palë zgjedhjet, në vitin 2019 dhe 2017, i pari i LVV-së, Albin Kurti ka pasur rritje të votave. Kështu, Kurti në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 mblodhi plotë 143 mijë e 621 vota. lideri i Vetëvendosjes rriti edhe më tej numrin e votave në zgjedhjet e fundit ku edhe doli fitues. Në vitin 2019, Albin Kurti kishte 183 mijë e 952 vota.

Në anën tjetër, në zgjedhjet e së dielës së 14 shkurtit, prirës i listës së LDK-së do të jetë Avdullah Hoti.

Kryeministri në detyrë ishte kandidat i LDK-së edhe në zgjedhjet e vitit 2017. Atë kohë, Hoti i mori plotë 115 mijë e 693 vota. por, në zgjedhjet e vitit 2019 Avdullah Hoti mori vetëm 26 mijë e 94 vota.

PDK në zgjedhjet e 14 shkurtit i ka hyrë garës me Enver Hoxhajn, i cili është edhe kryetar në detyrë i kësaj partie.

Hoxhaj në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2017 kishte 24 mijë e 396 vota. por, më pak vota mori ai në zgjedhjet e fundit më 6 tetor të 2019-tës, vetëm 11 mijë e 52 vota.

Si kandidat për kryeministër, kryetari i AAK-së, në një koalicion të gjerë me PDK e Nismën, pati marrë 102 mijë e 127 vota ndërsa në zgjedhjet e fundit ai nuk mori më shumë se 76 mijë e 163 vota.

Ndërsa, Fatmir Limaj, në zgjedhjet e vitit 2017 mori 31 mijë e 431 vota e në zgjedhjet e fundit nuk mori më shumë se 25 mijë e 918 vota,