Fuqia e tërmetit në Zubin Potok sipas Institutit Sizmik

Drejtori i Institutit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka dhënë sqarime në lidhje me tërmetin që ra në ora 17:32 në rajonin e Mitrovicës.

Mustafa tha për KALLXO.com se epiqendra ka qenë në Zubin Potok dhe se tërmeti ka qenë i fuqisë 3.8 shkallë të Rihterit.

“Epiqendra ka qenë në Zubin Potok, më saktësisht afër liqenit të Ujmanit. Ka qenë 3.8 shkallë të Rihterit. Nuk besoj që mundet me pasë dëme me këtë intensitet të ulët”, ka thënë ai.

Mustafa ka shtuar se pas këtij tërmeti mund të ketë edhe tërmete të tjera, por sipas tij do të jenë më intensitet më të ulët.

Një dridhje toke është ndjerë në ora 17:32 në rajonin e Mitrovicës.

Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, nuk ka të raportuar ndonjë person të lënduar.

Nehat Bahtiri, drejtor i Emergjencave në këtë qytet tha për KALLXO.com se deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale.

Tërmet në rajonin e Mitrovicës

www.kallxo.com