Fundjava me mot të paqëndrueshëm

Gjatë ditëve të fundjavës fusha të paqëndrueshme ajrore nga Atlantiku do të depërtojnë mbi Mesdheun qendror dhe rajonin tonë, që nëpër lokalitete do të sjellin mundësi edhe për zhvillime të shtrëngatave me shi.

Në aspektin termik temperaturat do të luhaten përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Sot pritet të jetë vranët, por do të ketë edhe intervale me diell.

Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Temperaturat minimale do të luhaten nga 11 deri në 15 gradë Celsius, e maksimalet nga 22 deri në 26 gradë Celsius. Do të fryj erë e lehtë nga juglindja 1-4m/s, e ditën e hënë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi deri në 12m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.

Ditëve të para të javës së ardhshme pritet të mbajë mot pjesërisht i vranët, e ditën e martë temperaturat pritet të pësojnë rënie të lehtë, për të shënuar rritje në pjesën e dytë të javës./21Media