Takimi Thaçi - Kurti - 13.03.2020

Ftesa e Thaçit për Kurtin, VV insiston në zgjedhje të reja

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka deklaruar se tani nuk është koha e takimeve, kur është pyetur nëse Kryeministri në detyrë Albin Kurti do ta pranoj ftesën e presidentin Thaçi për takim gjatë ditës së nesërme.

Presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar në takim kryeministrin Albin Kurti, për të enjten me 1 prill.

Kurti ende nuk ka dhënë përgjigje nëse do ta pranojë ftesën.

Mirëpo, bashke partiakja e tij, Arbërie Nagavci sot tha se nuk është koha e takimeve, por e ruajtjes së distancës.

“Tani nuk është koha e takimeve, është koha që ne të jemi maksimalisht të fokusuar në respektimin e vendimeve Të Qeverisë në detyrë dhe në respektimin e udhëzimeve të ekspertëve shëndetësor, duke ruajtur distancën dhe duke u kujdestar për shëndetin”, tha Nagavci para mediave.

Ajo shtoi se Presidenti i vendit është i obliguar ta shpërndajë Kuvendin, sapo të krijohen kushtet.

Sot, Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese presidentin Hashim Thaçi për shkelje të kushtetutës.

 

Deputetët e VV-së e dërgojnë presidentin Thaçi në Gjykatë Kushtetuese