FSK vendosë patrulla në Obiliq e Vushtrri për ruajtjen e infratrukturës kritike - VIDEO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ndër vendimet e para që dolën nga mbledhja e Këshillit të Sugurimit, për situatën pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, ishte angazhimi i FSK-së në mbështetje të autoriteteve civile përmes patrullimit dhe vëzhgimit të pikave të infratrukturës. 

“Ndër vendimet e dala nga mbledhja e Këshilllit të Sigurisë, që e mbajtëm në orët e para të mëngjesit ishte angazhimi i FSK-së në mbështetje të autoriteteve civile përmes detyrave të patrullimeve dhe vëzhgimit të pikave të infrastrukturës kritike në lokacione të ndryshme në Kosovë”- ka shkruar Kurti. 

Përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook,  Kurti tregon se patrulla të FSK-së jane vendosur në regjionin e Obiliqit dhe të Vushtrisë, me qëllim mbrojtjen e infrastrukturës kritike. 

“Pas vizitës në Varagë të Zubin Potokut, kësaj radhe me ministrin e Mbrojtjes, Maqedonci ishim në pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura në regjionin e Obiliqit dhe Vushtrrisë. Jemi të përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”- ka shkruar Kurti, të shtunën, më 30.11.2024. 

Ndër të tjera, Kryeministri Kurti është shprehur se janë të përkushtuar për të garantuar siguri dhe mirëqenie për të gjthë qytetarët e vendit. 

Qeveria e Kosovës thotë se ky sulm është dirigjuar e orkestruar nga Serbia e i kryer nga profesionistë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se tashmë janë bërë arrestimet e para në lidhje me këtë rast. Këtë sulm e kanë dënuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Europian.Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borrel e ka quajtur sulm terrorist shpërthimin në kanalin ujor të Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar më 30.11.2024 se pavarësisht dëmtimit që shpërthimi shkaktoi në kanalin e Ibër-Lepencit, kanë arritur të sigurojnë energji elektrike për vendin përmes vendosjes së gjashtë gypave të përkohshëm, me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit “Kosova B”.Për këtë çështje, Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në orën 1:30 të mëngjesit të sotëm (30.11.2024), ku ka diskutuar për këtë shpërthim.

Në mbledhje, sipas një komunikate për media, u fol për ndërlidhjen e mundshme të rastit të djeshëm, me një sulm të ngjashëm rus në Ukrainë javën e kaluar.

Në këtë mbledhje janë diskutuar edhe masat emergjente që janë marrë dhe po merren për të zbutur pasojat e sulmit dhe për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike në vend.Ndërkohë, ekipe të Misionit Paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë dalë më 30.11.2024 në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur shpërthimi.

Të gjitha lajmet rreth situatës pas shpërthimit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit mund t’i lexoni në artikullin e mëposhtëm.

Sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit – Lajm në Zhvillim