Foto: FSK

FSK të hënën mban ushtrime fushore në Kamenicë

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se FSK do të mbajë një ushtrim fushor për testimin e kapaciteteve komunale emergjente.

Kjo situatë është inskenim i një tërmeti  5.5 shkallë në Kamenicë dhe pas takimit të shtabit në orën 14:00 do të intervenohet në shkollat e mesme të Kamenicës.

Siç bëhet e ditur, ky inskenim do të mbahet të hënën, ku nga ora 12:00, kryetari Qëndron Kastrati do të mbaj një takim me shtabin emergjent, FSK-në, Policinë e Kosovës, Zjarrëfikësit, Kryqin e Kuq e akterë të tjerë të shtabit.

“Nga data 11 nëntor deri më datën 13 nëntor, do të paraqiten 11 situata të inskenuara si pasojë e fatkeqësive natyrore”, thuhet në njoftim.

Mbledhja e shtabit bëhet në oborrin e objektit komunal në orën 12:00 ndërsa intervenimi në shkollat e mesme prej ores 14:00.